Kuvendi miratoi në seancë plenare të kësaj të hëne ndryshimet në qeveri, të dekretuara dy ditë më parë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Gjatë votimit të dekreteve, deputeti socialist, Erion Braçe, ka votuar kundër shkarkimit të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Votimi për shkarkimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme mori 95 vota pro shkarkimit, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen nesër te Presidenti i Republikës. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për debat mbi ndryshimin e ministrave.












