Shkodra do të mirëpresë gjatë kësaj fundjave TUBA fest mes shumë aktiviteteve kulturore dhe sportive.
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kujdo që t’i bashkohet atmosferës së bukur që ofron ky festival.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën që kush mundet të mos e lerë pa marrë energjinë e “TUBA Fest” në kalanë e Shkodrës, më 15-16 Shtator, frymëzuar nga tradita shqiptare e muzikës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ky festival muzikor përgjatë dy ditëve do të sjellë në Kalanë e Shkodrës performancat live të artistëve dhe grupeve shqiptare më me zë.












