Pas ngjarjeve kriminale ditët e fundit, shkrihet e gjithë “kupola” drejtuese e Komisariatit të Rrëshenit, ndërkohë që ndryshime ka edhe në Drejtorinë e Policisë së Lezhës.
Paulin Çupi shef i komisariatit të policisë Mirditë dhe Alfred Nomani zv.drejtor për hetimin e Krimit janë trensferuar në detyra tjera, ndërsa pozicioni i zv.drejtorit Drejtorit për Rendin dhe sigurinë Publikeka qenë bosh dhe është emëruar Altin Mena.
Në krye të Komisariatit të Mirditës është emëruar Klodian Kondi, kurse zëvendës Drejtor për Hetimin e Krimeve është emëruar Gentjan Berberi.
Këto lëvizje janë zyrtarizuar këtë të premte, pasi një mbledhje të zhvilluar një ditë më pare më Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ku ishin të pranishëm dhe drejtues të lartë te Policisë se Shtetit.












