Uzuni i bashkohet edhe dy lojtarëve të tjerë të dëmtuar, Sokol Cikalleshit dhe Ardian Ismajlit, të tre janë në dyshin për sfidën e 12 tetorit te Shqiperise kundër Republikës Çeke.
Silvinjo padyshim duhet të jetë i shqetësuar pas asaj që ka parë të enjten në mbrëmje, në ndeshjen midis Granadës dhe Real Betisit, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Kampionatit Spanjoll të Futbollit.
Sulmuesi Myrto Uzuni, ka lënë fushën e lojës për shkak dëmtimi që në pjesën e parë, duke shtuar problemet për trajneri kuqezi.
Në minutën e 36-të të ndeshjes, pas një kontakti me kundërshtarin, sulmuesi shqiptar u rrëzua në tokë dhe menjëherë tregoi se kishte probleme muskulore.
Me Uzunin që shfaq probleme e me Cikalleshin e dëmtuar, për trajnerin Silvinjo tashmë mund të duhet që të mendojë ndryshime në repartin e sulmit, pasi lojtarët e mësipërm mund të mos jenë në 100% të formës së tyre kur të nisë grumbullimi i kuqezinjve.












