Gjykata e Posaçme ka rrëzuar disa prej akuzave të ngritura nga SPAK lidhur me Inceneratorin e Elbasanit.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit. GJKKO ka vendosur që Bllako të lirohet nga akuzat.
Kurse Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Posaçme për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Ndërkohë që pasuritë që i janë sekuestruar nga GJKKO, Lefter Kokës i janë lënë të lira. Përveç aksioneve në kantinën e pijeve, të cilat do të vazhdojnë të jenë nën sekuestro.












