Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Qeveria shqiptare do të paguajë 50% të qirasë për të gjithë studentët që plotësojnë kushtet.
Një lajm fantastik ky nga kryeministri Edi Rama i cili si askush me pare i vjen ne ndihme studenteve qe e kane te pamundur te paguajne qiranë e larte ne Tirane.
“Ne do të nxjerrim një për një detyrat. Detyrat për ligjin për strehimin social dhe të përballueshëm, ku do na duhet edhe bashkëpunimi me ju. Është një ligj që adreson edhe problematikën e studentëve, sepse qysh në programin e Qeverisë dhe një muaj e kusur më parë, e hodhëm këtë draft duke krijuar një qasje krejt të re me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar, pa iu marr frymën prindërve, qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që i plotësojnë kushtet”, njoftoi Rama.
Pothuajse te gjithë studnetet jetojnë me dy ose tre veta të tjerë për të ndarë koston e qirasë së lartë të banesave në Tiranë. Me këtë vendim të qeverisë, shteti do t’i paguajë gjysmën e qirasë studentëve qê e kanë të pamundur jetesën në Tiranë.












