Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u përplasën sot gjatë punimeve të Kuvendit duke shkëmbyer akuza dhe kundërakuza mes tyre.
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se i vjen për të qeshur kur shikon Bashën. Ai madje e ka krahasuar me ish-deputetin Selami Jenisheri, duke u shprehur se ka një ngjashmëri të madhe.
“Kam përshtypjen që unë mezi e mbaj të qeshurën kur e shoh. Ishte me një gjuhë shumë të ashpër ne kuvend, sidomos edhe ky serioziteti e bën dhe më të fortë në qendrimet ndaj qeverisë, por nuk i duhet qeverisë. Pra, më kujton disa deputetë të sanksioneve të kaluara kur ne lajm mandatet që reagonin po me forcë, ka një ngjashmëri të frikshme me njërin prej tyre, ishte një deputet me biçikletë që ka dal tani dhe thotë ‘jam trajner i kombëtares’, pra për analogji ky thotë jam trajner i PD. Ai thotë do ta mund Çekinë se kam ca metoda të reja, ndërsa ky thotë do ta mund Ramën, jo vetëm Ramën, Metën dhe të gjithë ne të tjerë me radhë”, tha Salianji.












