Një ditë pasi SPAK i caktoi masën ‘detyrim paraqitje’, sot që në orët e para të mëngjesit forca policie janë parë të hyjnë dhe dalin brenda pallatit të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Mediat kanë siguruar pamjet ku pranë shtëpisë së Berishës ndodhet një patrullë e forcave, Shqiponja dhe efektivët dalin nga pallati i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”, ne lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Përveç Berishës, në pranga ka rënë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv Partizani.












