Perfaqësues të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik janë larguar nga vila luksoze në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon edhe pushimet e verës ose e përdorte gjatë fundjavës.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vilën e Jamarër Malltezit në Gjirin e Lalëzit për të vendosur sekuestron preventive ndaj kësaj prone, së bashku me 24 pasuri të tjera në pronësi të dhëndrit të ish-kryeministrit.
Dy isnpektorët kanë qenë brenda vilës së Malltezit dhe pasi i vendosën shiritin vilës, janë larguar duke refuzuar të flasin për mediet, raporton “Shqiptarja.com”.
Në total janë 16 pasuri të paluajtshme që i janë sekuestruar Malltezit. Gjithashtu 6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lekë) si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të tij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).












