Vazhdon të “zvarritet” masa e sigurisë për Sali Berishën. GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 10:00 seanca per percaktimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas një njoftimi nga Gjykata e Posaçme, avokati i shtetit Artan Simoni i caktuar për të mbrojtur Berishën, pasi dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, u larguan nga seanca gjyqësore, është zëvendësuar me një tjetër person.
Vendim i Gjyklatës vjen pas kontestimit që u bë për caktimi ne Simonit nga djali i Berishës, Shkëlzen Berisha, i icli komentonte një postim që avokati kishte bërë më herët për ish-kryeministrin. Sipas Shkëlzen Berishës, avokati ishte i caktuar nga kryeminsitri Rama.
Po ashtu, seanca e planifikuar për t’u mbajtur në orën 19:00, do te zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10:OO.












