Kryeministri Edi Rama darkon sonte në Gjirokastër në përfundim të inspektimeve të tij në bregdet.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka publikuar një foto teksa në kafe me Ramën është kryebashkiaku aktual Flamur Golemi dhe ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime.
“1 KM, 2 Flamurë edhe unë ku tjetër, përveçse në Gjiro”, shkruan Kumbaro.
Një detaj i veçantë që bie në sy në fotografinë ku ndodhet kryeministri Edi Rama është prania e një pjate me ullinj e cila shërben si ‘mezore’ për të shoqëruar gotat e rakisë. Rama do të inspektojë nesër disa kantiere dhe investime te tjera në Gjirokastër.












