Lëkundje sizmike në Shqipëri, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për dëme materiale.
Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter ka lëkundur qytetin e Vlorës.
Lëkundja është ndjerë rreth orës 23:50 dhe epiqendra e tërmetit ishte në Vllahinë të Vlorës, ndërsa thellësia ishte 17.6km.
Kujtojmë që Vlora nuk është një qytet sizmik dhe lëkundjet janë të rralla në këtë zonë.












