Gazetarja Anduena Llabani i ka “ngrirë” buzëqeshjen deputetit dhe njëkohesisht mbështetësit më të flaktë të Sali Berishës, Klevis Balliut.
Gazetarja iu drejtua “Çunit të Fahriut” duke i thënë se ai do të jetë pjesë e listës së re me “Non Grata” që do të vijë nga Ambasada britanike.
“Ti ke Ambasadën amerikane që ka koordinatorët e saj pranë SPAK dhe kërkon informacion për të gjitha çështjet që kanë lidhje me personat që janë shpallur në listën e zezë. Meqë ra fjala, ka fjalë që jeni dhe ju (Klevis Balliu) në një listë të re që do të vijë shumë shpejt nga Ambasada britanike. Ka një listë të re që pritet të vijë nga Ambasada britanike, ku flitet që ka emra biznesmenësh, politikanësh dhe tani u kujtova zoti Balliu, që aty dëgjova dhe mbiemrin tuaj” – u shpreh gazetarja e kronikes Llabani.












