Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha publikoi sot detaje nga dosja e SPAK në lidhje me çështje të nxehta që lidhen edhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën dhe gruan e tij Monika Kryemadhin.
Ndërohë, prej dy ditësh në rrjetet sociale po aludohet për largimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga Shqipëri për shkak të hetimeve të SPAK. Deri më tani, Meta nuk ka reaguar për diçka të tillë, as Kryemadhi.
“Edhe SHBA, ka kthyer një përgjigje për letërporosinë e çështjes së lobimit. Po kryhen hetime edhe për ish-Presidentin, Ilir Meta. Është kthyer përgjigje edhe nga Qipro për sa i takon kësaj çështjeje, por SPAK ka kërkuar shtesë përgjigjeje për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje. Është një emër shumë i njohur, është shtetas grek. Po pritet gjithashtu letërporosi përsa i takon edhe për Monika Kryemadhin. Për njërën prej tyre që ka të dhëna të plota, SPAK deklaroi në verë që menjëherë pasi të shihen shkresat, është vendosur që të pyetet Ilir Meta. Shumë shpejt pritet të pyeten. Kjo ishte strategji e SPAK, për të pyetur këta persona vetëm pas të dhënave shtesë. Deri në dhjetor priten ngjarje të bujshme. SPAK në 2019 mori stafetën dhe u hap për këtë arye, për të vënë pikat mbi i mbi korrupsionin, duke qenë se jemi një vend me nivel korrupsioni të lartë” tha Hoxha në Top News.












