Këngëtarja Elsa Lila e ftuar në emisionin “Opinioin” ka treguar më shumë edhe mbi marrëdhënien e saj me politikën në Shqipëri dhe pjesëmarrjen e saj në grevën e urisë nga Partia Socialiste ne vitin 2010.
Elsa Lila tha se nuk e bëri për politikë dhe se ajo ka qenë një nga eksperiencat e saj më të mrekullueshme.
Blendi Fevziu: Në vitin 2010 ju u përfshitë në grevën e urisë së PS për çështjen e zgjedhjeve të 2009. Cne kjo lidhje dhe çfarë raporti keni sot më Ramën dhe Partinë Socialiste?
Elsa Lila: “Pjesëmarrja ime në atë grevë urie ka qenë spontane. Kthehesha nga Vlora nuk dija çfarë ndodhte në Tiranë atëherë. Shoh tendat, informohem çfarë po ndodhte dhe më tregojnë që po ndodhte ky lloj aksioni i PS. Pyes nëse kishte gra më thanë që kishte 6 gra dhe pyes nëse kishte artistë dhe më thanë që jo. Disa artistë kishin fimros një peticion kundra grevës së urisë, dhe unë si një shpirt i lirë mendova që të jap kontributin tim si artiste duke e menduar të drejtë atë kauzë dhe kërkova që të futem dhe u gjenda aty me 204 pjesmarës të tjerë. Ka qenë një nga eksperiencat më të mrekullueshme”
Blendi Fevziu: Keni raporte me politikën?
Elsa Lila: “Dhe në atë kohë nuk e bëra për politikë, nuk jam marrë ndonjëherë me politik edhe këtë e kam demonstruar pas asaj greve urie”












