Avokati Genc Gjokutaj ka zbuluar se komunikon rregullisht me Ilir Metën ndërsa është shprehur se nuk e di ku ndodhet, por shton se mbrëmë ka parë disa foto të Metës me disa miq në Shqipëri.
Në emisionin “Kjo Javë”, Gjokutaj shprehet se ndaj Metës udhëton shpesh dhe herë pas here viziton fëmijët e tij që jetojnë në Angli.
“Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira. Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë.
Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, por shkon për edhe per arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit. Me Metën komunikoj vazhdimisht me telefon, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet Meta. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha Gjokutaj.












