Granit Sokolaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendra ALERT, është shprehur se bëhen abuzime të shumta tek buka.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se do të ketë rritje të çmimit të bukës, pas kontrolleve për vendosjen e etiketës që do tregojë peshën. Sipas tij buka masive nga 100 lekë do të shkojë në 130 ose 140 lekë, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.
“Do të ketë rritje të çmimit të bukës dhe do ta shohim në dhjetor. Nëse sot është 100 lekë, do të shkojë 130-140 lekë buka. Nuk është për t’u marrë e mirëqenë por do e shohim si do ecë. Deri më tani furrtarët kanë punuar në të zezë, kanë abuzuar me bukën. Duhet hetuar kjo gjë”, tha Granit Sokolaj.
Kujtojmë se pas datës 15 nëntor, Shoqata e Prodhuesve të Bukës u ka kërkuar furrave të bukës vendosjen e etiketave treguese për çdo lloj buke, duke shpjeguar llojin e bukës, peshën konkrete dhe çmimin e shitjes. Etiketat duhet të vendosen në raftet poshtë çdo lloj buke.












