Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka nisur një tur takimesh në të gjitha qarqet e vendi me qëllim prezantimin e “Projekt-Buxhetit 2024”.
PS mblodhi sot pasdite Asamblenë e Zgjeruar në Fier ku ndodhet dhe kryeministri Edi Rama i cili premtoi që të çojë pagën mesatare 900 euro dhe vuri theksin tek arsimi profesional.
Rama i bëri apel prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla profesionale për t’i dhënë zanat pasi në të ardhmen tregu do të ketë shumë nevojë dhe punësimi me pagesa të mira në Shqiperi do të jetë i sigurt.
“Që ne të bëjmë kapërcimin historik që kemi marrë përsipër që në 2030 të kemi Shqipërinë një vend kampion absolut për turizmin eksportet bujqësore, dixhitalizimin ne duhet me patjetër të kuptojmë që duhet të rrisim kapacitetet njerëzore në arsimin profesional. Mungesa e specialsitëve dhe njerëzve të zanatit është alarmante. Ua them të gjithë prindëve që kanë fëmijë në shkollë e shkojnë në gjimnaz me notat 5, 6 e 7 dhe që rrinë atje e këmbëngulin për t’i çuar në univeristet për ti dhënë fëmijës një rrugë që me shumë gjasë nuk do e nxjerrë asgjëkundi, ndërkohë që mund të marrë një zanat dhe nga ai mund të krijojë biznesin e vet e të bëhet sipërmarrës. Do të ketë punë të sigurt në të ardhmen per ata te rinj që marrin zanate te ndryshme dhe kryejne nje shkolle profesionale”, tha Rama.












