“Sali Berisha ka qenë shumë i rëndësishëm, gjynah që përfundoi kështu”. Kështu e komenton ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi situatën në të cilën ndodhet tashmë ish kryeministri Sali Berisha, nën hetim për korrupsion nga SPAK.
“Kisha dëgjuar jurist që thonin masa e SPAK për Berishën nuk hyn te ajo kategori që nuk e merr dot pa miratimin e Kuvendit. Nuk ka nevojë për Parlamentin. Berisha ka gjëtur një argument qesharak duke thënë se nuk shkel kushtetutën, nëse do e kisha përballë do i thoja: “Cilën kushtetutë, ti nuk e ke miratuar këtë kushteutë, tani që të duhet po e përdor”.
Tani Berisha fshihet pas Kushtetutes. Shko mor zotëri nuk ka rrugë tjetër. Të thotë kjo është e gënjeshtër kjo s’është provë. Jo kështu, ‘nuk e shkel dot kushtetutën’ nuk i ha më njeri këto. Berisha ka qenë shumë i rëndësishëm, gjynah që përfundoi kështu.” -u shpreh Klosi.












