Ish-kryeprokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari i ftuar në “DritareTV” tregoi se çfarë ndodh me Berishën nëse nuk paraqitet sërish në SPAK.
Në këtë rast thotë Hajdari, prokurorit i jepet e drejta që të bëjë një kërkesë në Parlament për t’i ashpërsuar masën Berishës dhe pastaj ta çojë çështjen në gjykatë.
“Berisha është një hap ndaj marrjes si i pandehur. Nëse thirresh në prokurori si dëshmitar ti je i detyruar të japësh shpjegime për publikun. Nëse ti je person nën hetim dhe shkon në prokurori ti nuk je i detyruar të japësh shpjegim se je në pozitën si i pandehur. Nëse nuk paraqitët edhe në seancën e dytë, prokurorët kanë të drejtë, jo detyrim, ta lënë edhe me masën e sigurisë që ka, pra ndalimin e daljes jashtë vendit. Nëse sjellja e Berishës, duke mos u paraqitur, apo edhe informacione të tjera që mund të ketë për të intimiduar dëshmitarët, janë rrezik për hartimin, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse ashpërsimi i masës, por fillimisht duhet të bëjë kërkesë në Parlament, pastaj të shkojë në gjykatë. Nëse Berisha shkon i pandehur, nuk ka nevojë që të shkojnë në Parlament”, tha Shkëlqim Hajdari.












