Duke komentuar marrëdhëniet mes ish kryeministrit Berisha dhe ish presidentit Meta, juristja, Brisida Gjikondi, tha se Berisha nuk ka hallin e Ilir Metës.
“Berisha do të shtojë grupin e tij të rezistencës dhe agresivitetit kundër SPAK-ut” tha Gjikondi.
Sipas saj, Ilir Meta nuk është në hetim, por person në dijeni dhe për këtë arsye ka një pozitë më të lehtë se Berisha. Zonja Gjikondi këmbënguli se Berisha kërkon të mbarti situatën negativisht kundër SPAK.
“Ai (SPAK-u) është armiku ynë, ndërsa Meta është me ne” perifrazoi ajo qëndrimin e Berisha.












