Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje mbresëlënëse nga punimet në Lotin 2 të Unazës Verilindore në Paskuqan, një pjesë e projektit të madh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Tiranë. Realizimi fizik i këtij segmenti ka arritur në masën 80%, duke shënuar një progres të konsiderueshëm.
Pamjet e paraqitura tregojnë angazhimin dhe punën e vazhdueshme në këtë projekt të rëndësishëm. Kryeministri në një mesazh shoqëruar me pamjet ka uruar një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët.
“Pamjet nga punimet në Lotin 2 të Unazës Verilindore në Paskuqan, pjesë e Unazës së madhe të Tiranës, ku realizimi fizik ka arritur në masën 80%”, njofton Rama.












