Prokurori Eugen Beci ka folur për skenarin e mundshëm që e pret Sali Berishën, i cili refuzon të paraqitet në SPAK.
Nëse Gjykata nuk do të rrëzojë kërkesën e SPAK për masën “detyrim paraqitje” dhe Berisha vendos të mos paraqitet, ish-kryeministri rrezikon të përfundojë me një masë më të rëndë, pikërisht “arrest shtëpie”.
“Në rast se shkelet një masë sigurie e caktuar nga gjykata, prokuroria është e detyruar të kërkojë masë tjetër më të rëndë. Masa tjetër më e rëndë, është arresti i shtëpisë sepse arrestimi me burg nuk bëhet për shkak të moshës së Berishës“, tha Eugen Beci.












