Edhe aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit udhëtoi sot drejt Shkodrës për t’i dhënë lamtumirën aktorit të humorit.
Mes lotësh, Cekja teksa flet për Zef Dedën përlotet duke theksuar se në Shkoder nuk vjen nje si Zef Deda.
“Është humbje shumë e madhe për humorin shqiptar. Shkodrës nuk i vjen më një si Zef Deda”, thotë Cekja ndërsa kujton se aktori skaliti personazhet e tij.












