Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e reja janë aplikuar 5 javë më perpara.
Janë një sërë markash që kanë bërë një rritje të unifikuar në 20 lekë për paketë. Njoftimi për vendosjen e çmimeve maksimale të shitjes është bërë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për shkak të detyrimit që rrjedh nga ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, në 10-mujor importi i cigareve u regjistrua në 2665 tonë me një rritje të konsiderueshme prej 109 ton krahasuar më një vit më parë. Ndërkohë që duket se tendenca e kompanive është të rrisin ndjeshëm importet në fund të vitit, për të përfituar më shumë në shitje gjatë vitit të ardhshëm ku çmimet pësojnë ndryshim.
Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7250 lekë/1000 fije nga 1 janari 2024. Synimi është dekurajomi i duhanpirjes.












