Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi, duke thënë se ai vdiq pas mesnate më 5 Dhjetor.
“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!“, thuhet në njoftim.
Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Mirush Kabashi është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.












