Kryeministri Edi Rama ka shpallur nisjen e një projekti madhor në kantierin e ballinës ujore të hyrjes së re të Shkodrës. Ky projekt përfshin krijimin e një parku rekreativ me një hapësirë prej 17 hektarësh.
Rama shkruan se parku do të ofrojë mjedise sportive, pista për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, koncerte, dhe panaire.
Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një moli të ri, që do të shtohet në rrjetin e moleve të Shirokës dhe Zogajt. Po kështu, është parashikuar një muze e veçantë për historinë e lundrimit në liqen dhe në lumin Buna.
Kjo nisje e projektit shënon një hap të rëndësishëm për rikualifikimin dhe pasurimin e hapësirës publike në Shkodër.












