Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka folur pas arrestimit të babait të tij, madje e konsideroi prangosjen si një rrëmbim.
Djali i Fredi Belerit nënvizoi gjithashtu dhe mbështetjen e Athinës për rastin e babait, ku tha se kryeministri Mitsotakis e njeh personalisht të atin. Sipas tij, interesi i shtuar i Athinës vjen për shkak se ata janë qytetarë grekë.
“Drejtësia në Shqipëri duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Objektivi i popullit himariot por dhe i babait tim është të mos krijojë probleme por të zhvillohet Himara dhe integrimi i Shqipërisë në familjen europiane. Kam qenë në kontakte të vazhdueshme me tim atë. Bëhet fjalë për një rrëmbim. Ne e pamë të gjithë se si u bë ai rrëmbim dhe këtë dikush e përkthen si arrest i menjëhershëm. Bëhet fjalë për një mashtrim. Natyrshëm që po kemi pasur mbështetjen e Athinës. Këtu madje lidershipi politik ka treguar interes për këtë çështje, pasi ne jemi qytetarë grek”, -tha djali i Fredi Belerit në intervistë për ‘Euronews’.












