Rënia e EURO-s ka prekur një rekord të ri perballe lekut. Kursi i këmbimit ka hyre në momentin kur efekti turistik është më i fortë se kurrë, për shkak të numrit te larte te turisteve qe vizitojnë vendin tonë.
Monedha evropiane euro do blihet me 101.1 lekë dhe do shitet me 101.9 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 106.8 lekë dhe do shitet me 108.
Leku vazhdoi të forcohej edhe kundrejt valutave të tjera kryesore. Në tregun e këmbimi valutor sot 1 dollar amerikan do blihet me 93.6 lekë dhe do shitet me 94.7 lekë. Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 118 lekë dhe do të shitet me 119.2 lekë.












