Nëpërmjet një projekt/ligji të depozituar në Kuvend, PS kërkon të ndryshojnë rregulloren e Kuvendit për t’i dhënë fund kaosit të shkaktuar nga deputetët e Berishës.
“Ligji i ri” parashikon ashpërsim të masave disiplinore ndaj deputetëve, duke i perjashtuar 30-60 ditë. Kjo nismë është propozuar me urgjencë nga PS-ja, e cila e futi në shqyrtim nëpërmjet procedurës së përshpejtuar dhe pritet të miratohet javës tjetër.
》Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare deri në 30 ditë” jepet në rastet:
1) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.
2) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
》Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare” deri në 60 ditë jepet në rastet:
1) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
2) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal.












