Një 28-vjeçar në Fier është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë rrugore, me qëllim shmangien e gjobes.
Uniformat blu bëjnë me dije se 28-vjeçari është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj. Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”












