Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas zhvillimit të fundit së SPAK drejtuar Kuvendit ku i ka kërkuar autorizim për vendosjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me dosjen e ish kompleksit “Partizani”.
Berisha u shpreh se do të respektojë vendimin e Kuvendit e cila së shpejti pritet që të mbledhë Këshillin e Mandateve.
“Vendimi i parlamentit do të zbatohet nga Sali Berisha, sado që vendimi i SKAP është vendim i paligjshëm, i bazuar në një vendim të paligjshëm. Por nëse parlamenti, se edhe njëherë, kufizimet ndaj drejtësisë, imuniteti, nuk janë të individit, janë në radhë të parë të parlamentit. Janë të parlamentit në mënyrë që askush të mos mund ta destabiliziojë me procedura të tjera parlamentin. Në këtë kontekst, nëse parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm të bazuar edhe ky mbi një vendim antikushtetues të paligjshëm është përgjegjësia e tij. Unë do të përputhem me veprimet e gjyqësorit”, tha Berisha.












