Gazment Bardhi foli për autorizimin që SPAK i kërkon Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.
Bardhi tha se do të votonte “pro” arrestimit të Berishës, vetëm me kushtin nëse Rama plotëson kerkesat e opozites per ngritjen e Komisioneve Hetimore.
“Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit. Ne votojmë pro çdo kërkese të SPAK. Por Rama të përmbushë tre kërkesat tona, dhe kthehemi në normalitet dhe marrim pjesë në votim. Në të kundër asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni”, tha Bardhi.












