Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka komentuar deklaratat e kancelarit gjerman, Olaf Scholz se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, madje duke anashkaluar veton greke.
Këtyre deklaratave Marinakis, i është përgjigjur duke thënë se “Nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor”, referuar çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
“Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”, tha përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, Olaf Solz tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një shpërblim për përpjekjet reformuese të viteve të fundit në vend.












