Prokurori Arben Kraja deklaroi se është zbatuar e gjithë procedura në lidhje me ish kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv për privatizimin e ish kompleksit sportiv, Partizani.
Në mbledhjen e Komisionit të Mandateve, ku po diskutohet për heqjen e imunitetit të Berishës, Kraja mohoi kategorikisht që hetimi dhe kërkesa për arrestimin e ish kryeministrit ka pas motiv politik.
Përgjigjet Arben Kraja: “Këtu nuk ka asnjë veprim politik që nga momenti që është regjistruar deri në momentin që jemi sot dhe nuk do të ketë asnjë ndikim politik deri në zgjidhjen përfundimtare. Çdo kërkesë që kemi bërë bazuar në provat që janë mbledhur në dosje, të bindur për atë që kemi kërkuar. Unë kam qenë drejtues I këtij institucioni e dini shumë mirë që jam akuzuar (në dukje) se po punoj për llogari të krahut tjetër. Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë kurrë me politikë, as më shkon mendja të merrem me politkë dhe as do të bëhem kurrë politikan”












