Këshilli i Mandateve ka miratuar me 6 vota “PRO” dhe asnjë kundër dhe tashmë kërkesa e Prokurorisë së Posaçme t’i kalojë Parlamentit për heqjen e mandatit të deputetit Sali Berisha.
Pas votimit të këtij këshilli, vendimi do të shkojë në Parlament për miratimin përfundimtar për heqjen e mandatit të Sali Berishës në seancën e së enjtes më 21 Dhjetor.
Pasi të miratohet në Kuvend, SPAK do të urdhërojë ashpërsimin e masës së sigurisë për Sali Berishën. Siç e tha prokurori Arben Kraja do të jetë GJKKO ajo që do të vendosë masën “Arrest shtëpie” apo “arrest me burg” për Sali Berishën i cili u vu nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.












