Këshilli i Mandateve ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hequr mandatin e deputetit.
Kërkesa u miratua me 6 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim, teksa në votim përveç deputetëve të mazhorancës, mori pjesë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Në lidhje me votën e tij, ai tha se vendosi që ta miratonte këtë kërkesë sepse duhet të ketë zero imunitet për të gjithë deputetët.
“Duhet të ketë zero imunitet, jo vetëm për Berishën por për askënd”– tha Alibeaj. Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Linida Nikolla duhet të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë që t’ia kalojnë Kuvendit në seancën e datës 21 dhjetor.












