Nga Gazeta Tema
Ndërkohë që kishte hedhur gurin dhe fshehur dorën përsa i përket kërkesës së 30 deputetëve për pezullim të masës ndaj Sali Berishës, Gazment Badhi dhe deputetët që e ndjekin u fshehën ditën e sotme, pikërisht ditën kur Berisha kishte më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e tyre.
I bojkotuar nga shqiptarët, demokratët dhe deputetët e Rithemelimit, Berishës i kishte ngelur në podium vetëm të fliste Lefter Maliqi, dhe ky jo për hallet e Berishës, por për ato të tijat, të Kuçovës dhe të Lapardhasë.
Por pse u fsheh sot Gazment Bardhi?!
- U fsheh sepse e vetmja gjë që di të bëjë ai dhe deputetët që e ndjekin, është të fshihen sa herë duhet të shfaqen, sepse kështu mendojnë se mund të mbijetojnë politikisht.
- U fshehën kur duhet të dilnin dhe të përballeshin me rezultatin katastrofik të Berishës. Në vend që t’i kërkonin llogari, u ulën në prehërin e tij.
- U fshehën kur folën në emër të Ambasadës Amerikane dhe të partnerëve të tjerë në Tiranë, kur u dhanë shuplakë se ata nuk kanë ndryshuar mendim për “non gratën” dhe nuk kanë asnjë tolerim në këtë drejtim.
- U fshehën sot, sepse vetëm këtë dinë të bëjnë.












