Këshilli i Mandateve me 6 vota “pro” i hapi rrugë procesit për “zhveshjen” nga imunitetit për deputetin Sali Berisha.
Ky është hapi i parë, pasi një vendim përfundimtar pritet të merret ditën e enjte (21 Dhjetor), në të cilën është parashikuar një seanca e posaçme, ku pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë votimi për heqjen e mandatit të Berishës.
Por Çfarë ndodh pas kësaj? Prokurorët e SPAK pas kësaj çështjeje do t’i drejtohen Gjykatës për miratimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ose “arrest me burg” për ish-kryeministrin. Pas kësaj, gjykata do të marrë në shqyrtim kërkesën, e cila me pranimin e kërkesës së SPAK autorizon oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin masës së kërkuar ndaj Berishës.












