Atmosfera e Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve sjell gëzim në çdo familje. Dhuratat janë dëshira e çdo grupmoshe, por fëmijët janë më të privilegjuarit në këto ditë festive. Anila tregton çdo ditë punimet e saj në shtëpizat prej druri të vendosura te sheshi Skënderbej, ndërsa thotë se qytetarët po i preferojnë gjithnjë dhe më shumë.
“Janë gjëra që njerëzit i pëlqejnë se unë i punoj vetë, nuk i marr me shumicë diku. Mi kanë pëlqyer njerëzit. Kryesisht i kanë marrë për vajzat ose mbesat. Janë dhurata të veçanta. Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri dhurohet shumë kjo lule, është e kuqe tipike dhe sjell mbarësi. Ose marrin dhe kompozime për mes tavoline me bredha dhe qirinj”, pohoi ajo.
Mes një shumllojshmërie për të zgjedhur, bizhuteritë, aksesorët e zbukurimit apo veshjet, janë gjithashtu preferenca e qytetarëve në këto ditë festive, për të kujtuar dhe vlerësuar të dashurit e tyre.












