Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve opozitarë për të shpallur si anti-kushtetuese masat kufizuese të SPAK ndaj Sali Berishes.
‘Rithemelimi’ kërkoi pezullimin e arrestimit të Berishës, por kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. SPAK kërkoi ashpërsimin e masës për Berishën, ndaj të cilit kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ndërsa kërkoi ‘arrest shtëpie’ ose ‘arrest me burg’.
Gjykata Kushtetuese legjitimoi kështu masën e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndalim të daljes së jashtë shtetit të Sali Berishës, marrë nga GJKKO më 21 tetor 2023.












