Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani deklaroi se ndëshkimi i Sali Berishës nga drejtësia tregon sipas tij se “Shqipëria po çlirohet”.
“Ikja e Berishës bekim për PD-në dhe Shqipërinë. Që në 90 këta njerëz kanë marrë gjëra që nuk u takojnë. Kanë zaptuar një subjekt politik. Sali Berisha nuk është i vetmi. Aty te Gjiri i Lalzit ka shokë. Në 30 vjet kanë marrë prona që nuk u takojnë dhe sot duhet të na kthejnë ato gjëra që nuk u takojnë”, tha Shabani .
Protestën e thirrur nesër nga Berisha ndërsa pritet që Kuvendi të votojë për heqjen e imunitetit të tij, Shabani e shikon si përpjekjen e fundit të një njeriu që nuk pranon fatin e vetë.












