Gjykata e Posaçme sapo ka marrë vendim që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 11:00 seancën për Sali Berishën për të cilin SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “Arrest shtëpie”.
Mësohet se avokatët e Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj. Nëse kjo kërkesa e avokatëve do të pranohet apo jo, kjo mbetet të shihet në seancën e nesërme.
GJKKO i ka caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha ka refuzuar që të paraqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.












