Erion Braçe vijon të ndajë hallet e fermerëve. Deputeti i PS-së ka ndarë shqetësimin se produktet shqiptare nuk po shiten.
Braçe thotë se molla e Serbisë apo domatja e Greqisë po konkurrojnë produktet tona të vendit, ndërsa thekson që Qeveria Rama duhet të mbrojë prodhimin vendas duke i vendosur “taksë” produkteve të importit.
“Po dal nga tregu u Lushnjës dhe me thënë të drejtën më i mërzitur se kaq nuk kam qenë ndonjëherë. Domate Turqie, domate Greqie, patëllxhan Greqie, hurmë Greqie, mollë Greqie, patate Gjermanie, mollë Polonie, Moldavie. Gjithçka import. Qepë serbie e që konkurronin që të gjitha produktin e vendit, mollët e Korçës, pataten e Korçës, qepën e Korçës, domaten tonë, specin tonë. Nuk arrij ta kuptoj sinqerisht, është një shenjë shumë e keqe që të ketë kaq shumë mall importi është një shenjë e keq. Patjetër që kushton të shkosh të marrësh mall në Korçë, apo Lushnjë, fier e berat, por jam i bindur që kushton shumë më tepër transporti nga Polonia këtu, nga Greqia këtu.”, tha Braçe.












