Viti 2023 do të mbyllet me kushte atmosferike të qëndrueshme.
Të shtunën dhe të dielën parashikohet mot me alternime vranësirash, por nuk do të mungojnë kthjellimet e herëpashershme. Temperaturat variojnë nga -2 gradë Celcius në zonat malore deri në 15 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe në bregdet. Por, pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike duke filluar nga data 1 janar.
Pra, Viti i Ri do të na sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Depërtimi i masave të paqëndrueshme ajrore me origjinë jugore do të bëjë që në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, do të kemi reshej të pakta shiu, fillimisht në veriperëndim dhe gjatë ditës, do të shtrihen në qendër.
Të hënën (1 janar) dhe të martën (2 janar), presim rritje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat e mëngjesit, edhe në vlerat e mesditës. Pritet që temperometri në zonat malore të jenë deri në 3 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet, pritet të shkojë deri në 18 gradë Celsius.












