Një ditë pasi Sali Berisha u izolua brenda katër mureve të banesës së tij, pasi GJKKO i shtrëngoi masën në arrest shtëpie, ish-kryeministri është braktisur nga të gjithë.
Tre deputetë, e disa përfaqësues të Rithemelimit u shfaqën në kafen poshtë shtëpisë së tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, në shenjë solidariteti me ish-kryeministrin i cili prej ditës së djeshme është në arrest shtëpie për aferën Partizani.
Poshtë shtëpisë janë parë “besniket” e Saliut: Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi apo Enno Bozdo.
Dje kur masa u vendos, poshtë banesës së Berishës nuk pati asnjë mbështetës. Arresti në shtëpi me mbikëqyrje policore periodike duke i kufizuar dhe komunikimin, ka qenë një nga ngjarjet më të rënda dhe ndoshta më e vështira në 33 vite politikë për Sali Berishën.












