Meteorologia Lajda Porja, tha se janari pritet të jetë muaji më i ftohtë i dimirit, ku priten të regjistrohen temperatura deri në -6 gradë celcius.
Porja theksoi se ditët e ftohta pritet të nisin pas datës 10 dhe të arrijnë kulmin në mesin e janarit.
“10 ditëshi i parë i janarit parashikohet i ngrohtë dhe i lagësht, presim ditë shumë të ftohta në mesin e janarit, duke filluar pas datës 10. Janari do të jetë muaji që do të regjistrojë temperaturat më të ulëta në krahasim me dhjetorin dhe shkurtin që janë muajt e dimrit. Vlera më e ulët do të jetë më e ulët se -6. Kjo javë do të mbyllet me kushte të paqëndrueshme, do të ketë reshje dhe vranësira. Reshjet më së shumti i presim përgjatë fundjavës. Do të nisin të shtunën në mbrëmje, do të ketë rebeshe e diela, pothuajse i gjithë territori dhe më pas do të mbeten prezent gjatë gjithë javës tjetër”, tha Porja.












