Megjithëse ndodhet në “arrest shtëpie”, Sali Berisha vijon aksionin e tij qesharak duke thirrur nga ballkoni ndersa poshte tij ndodhen vetem një “grusht” militantësh.
Pamje me të vërtet qesharake, ku Berisha nga maja e pallatit premton se do ta rrëzojë qeverinë Rama ndersa vete ai ndodhet nën hetim nga SPAK-u.
“Faji i Sali Berishës është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën e Shqipërisë kur ajo u kap peng nga Edi Rama. Së pari, një falenderim nga zemra dhe i përulur për secilin nga ju, sa herë që unë dal në këtë dritare dhe ju shoh ju këtu, ndjej një erë të fuqishme që fryn. Kjo pra është era e ndryshimit, e cila buron nga shpirti, zemra, idealet tuaja dhe ka të gjithë fuqinë për të ndryshuar fatet e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Grumbullimi juaj këtu lëshon rrezet e para të dritës që ndriçojnë një Shqipëri, e cila ishte e zhytur në errësirë“, tha Berisha.












