Punimet për shkollën e mesme “Babë Dudë Karbunara” në Berat, po vijojnë me ritme të larta.
Kryeministri, Edi Rama i cili e cilëson shkollën si simbol të qytetit të Beratit, ka publikuar foto të ecurisë së punimeve.
“Vijojnë punimet në shkollën simbol të qytetit të Beratit, “Babë Dudë Karbunara”, që tashmë po rilind me ambiente e kushte dinjitoze, për të pritur shumë shpejt nxënës e mësues të saj. Shkolla e re do të jetë me 4 kate, palestër, auditor, bibliotekë, klasa, hapësira ndihmëse dhe laboratore në një sipërfaqe totale ndërtimi prej 4380 m2, duke funksionuar edhe pas mësimit për aktivitete komunitare”– shkruan Rama.












