Megjithëse ndodhet në “arrest shtëpie”, Sali Berisha vijon aksionin e tij qesharak duke thirrur nga ballkoni ndersa poshte tij ndodhen vetem një “grusht” militantësh.
Berisha tha se në momentin që ata do të ngrihen “nuk do të ketë tunel e vrimë më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë dhe Shqipëri”.
“Kjo është një protestë e shenjtë, e shenjtë sepse e shenjtë është fjala e lirë. Sot ne jemi këtu në protestë për fjalën e lirë. Sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucion vërtet mbjellin frikë e terror, por ata e bëjnë këtë vetëm se nuk ngrihemi ne. Në momentin që ne ngrihemi nuk ka tunel e vrimë më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë e as në Shqipëri” tha Berisha












